PEJO – Traditë dhe cilësi në industrinë e vajit të ullirit

Historia e PEJO nis në vitet ’90, me vizionin dhe përkushtimin e themeluesit Ilir Pejo. Nga një sipërmarrje familjare, kompania është zhvilluar në një biznes modern, të specializuar në prodhimin dhe ambalazhimin e vajit të ullirit.

Sot, PEJO ndërthur traditën mesdhetare me teknologjinë bashkëkohore, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh, nga vaji i ullirit ekstra i virgjër deri te produktet e përshtatura për tregje të ndryshme.

Me mbi 30 vite përvojë dhe një prani në më shumë se 20 tregje eksporti, PEJO vazhdon të ndërtojë partneritete afatgjata, duke vendosur cilësinë, besueshmërinë dhe inovacionin në qendër të aktivitetit të saj.